Ballina Aktualitet ‘Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, nxjerr Alfred Lelën nga studio

‘Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, nxjerr Alfred Lelën nga studio

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma. Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe.

Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja. Debati mori përmasa tjetër kur palët nisën të diskutonin mbi etikën e komunikimit dhe pozicionin e secilit në atë tryezë diskutimi.

Pika e vlimit arriti kur Alfred Lela reagoi ndaj gjesteve të moderatores, duke i kërkuar të mos i drejtonte gishtin, me pretendimin se nuk ishte nxënësi i saj. Debati kaloi në përdorimin e fjalorit fyes kur Lela përdori një shprehje banale lidhur me gishtin e drejtuar, veprim të cilin Duma e ktheu mbrapsht me të njëjtën monedhë. Pas këtij momenti, Grida Duma i kërkoi zyrtarit të PD-së të largohej menjëherë nga studio, duke theksuar se nuk toleron gjuhë të tillë në emisionin e saj.

@tn.lajmelokaleNjë debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma. Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe. Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja. Debati mori përmasa tjetër kur palët nisën të diskutonin mbi etikën e komunikimit dhe pozicionin e secilit në atë tryezë diskutimi. Pika e vlimit arriti kur Alfred Lela reagoi ndaj gjesteve të moderatores, duke i kërkuar të mos i drejtonte gishtin, me pretendimin se nuk ishte nxënësi i saj. Debati kaloi në përdorimin e fjalorit fyes kur Lela përdori një shprehje banale lidhur me gishtin e drejtuar, veprim të cilin Duma e ktheu mbrapsht me të njëjtën monedhë. Pas këtij momenti, Grida Duma i kërkoi zyrtarit të PD-së të largohej menjëherë nga studio, duke theksuar se nuk toleron gjuhë të tillë në emisionin e saj.

♬ original sound – TN – Lajme Lokale