Ballina Kronika GODITEN FIGURAT FETARE NË RAJONIN E TETOVËS: DY HOXHALLARË SULMOHEN BRENDA 24...

GODITEN FIGURAT FETARE NË RAJONIN E TETOVËS: DY HOXHALLARË SULMOHEN BRENDA 24 ORËSH

Dy hoxhallarë janë sulmuar fizikisht brenda dy ditësh në rajonin e Tetovës, njëri në vendin e punës në një xhami në Tetovë, ndërsa tjetri në fshatin Orashë e Epërme gjatë kryerjes së një riti fetar me dy gra të panjohura.

Më 31.05.2026, në ora 14:00, në SPB Tetovë, K.A. (44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:30, në vendin e tij të punës, në një xhami në Tetovë, pas një debati të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga Sh.N. (41) nga Tetova.

Një ditë më herët, më 30.05.2026, në ora 23:45, në Stacionin Policor Tearcë, punonjësi fetar R.S. (66) nga fshati Orashë e Epërme ka raportuar se rreth orës 20:30 është sulmuar fizikisht në një dhomë ndihmëse pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportimit, derisa po kryente një rit fetar për dy persona të panjohur të gjinisë femërore, në dhomë ka hyrë një person i panjohur i gjinisë mashkullore, i cili e ka kërcënuar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Për rastin në Orashë të Epërme është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për gjetjen e autorit, ndërsa për rastin në Tetovë policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./TetovaNews