Ballina Aktualitet Ilir Meta njofton ndarjen nga jeta të të atit, tregon kur do...

Ilir Meta njofton ndarjen nga jeta të të atit, tregon kur do të zhvillohet ceremonia

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK

Ilir Meta ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se familja e tij po përjeton një dhimbje të madhe, ndërsa bën të ditur se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e të atit, në Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim” shkruan Meta.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 ndërsa i është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar.