Në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues “Idrizovë” është raportuar se, në hapësirën e shëtitores së brendshme të institucionit, N.I. (42) nga fshati Tebreshtë është ngjitur në një shtyllë elektrike dhe ka kapur një tel që ishte nën tension elektrik, pas së cilës ka rënë.
Një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.















