Ballina Aktualitet Ministria e Shëndetësisë: Gjendja me epideminë në Gostivar është stabile

Ministria e Shëndetësisë: Gjendja me epideminë në Gostivar është stabile

Gjendja me epideminë në Gostivar është stabile. Megjithëse është shënuar një rritje ditore, prirja e përgjithshme mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me periudhën kur epidemia arriti kulmin, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Më 31 korrik janë regjistruar gjithsej 60 kontrolle të para mjekësore. Megjithëse është shënuar një rritje ditore, prirja e përgjithshme mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan 649 kontrolle.

Nga 14 deri më 31 korrik janë regjistruar gjithsej 4.543 kontrolle të para mjekësore. Deri tani janë pranuar 1.028 fletëparaqitje zyrtare për sëmundje ngjitëse dhe janë përgatitur 730 anketa të reja epidemiologjike, me një mbulim prej 71 për qind”, thuhet në komunikatën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.