Ballina Futboll Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund t’i kthehet në mundësi ‘të...

Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund t’i kthehet në mundësi ‘të artë’

Armando Broja mund të jetë një nga përfituesit kryesorë të lëvizjeve të fundit në merkaton e Burnley-t.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të vijojë aventurën e tij në Championship, por situata në repartin ofensiv të klubit anglez ka ndryshuar ndjeshëm pas mbylljes së merkatos.

Burnley vendosi të lejojë largimin e Zian Flemming, i cili u transferua te Ipswich, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme në repartin e sulmit. Klubi anglez nuk arriti të afronte një tjetër sulmues për të mbuluar këtë boshllëk dhe tashmë alternativat kryesore për rolin e “9”-s janë Armando Broja dhe Zeki Amdouni.

Kjo situatë pritet t’i japë Brojës më shumë mundësi për të qenë në fushë dhe për të grumbulluar minuta të rëndësishme gjatë pjesës së parë të sezonit.

Nëse arrin të jetë në gjendje optimale fizike dhe të shmangë problemet e dëmtimeve që e kanë shqetësuar në sezonet e fundit, shqiptari mund të fitojë një rol shumë më të rëndësishëm në planet e skuadrës.