Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Bëhet me dije se 27-vjeçari Roland Toshi është dërguar me urgjencë në spital, pasi kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve i riu ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.















