Ballina Futboll “Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet dhe operacionin

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet dhe operacionin

Medon Berisha

Mesfushori i Lecce-s, Medon Berisha, e ka përshkruar rikthimin në ndeshjen ndaj Cagliarit si një emocion të veçantë.

“Ishte një emocion që nuk mund të përshkruhet. Në fushë nuk dukej reale pas një ndalese kaq të gjatë”, është shprehur mesfushori shqiptar, në një media italiane.

Ai pranoi se mund të japë edhe më shumë për të ndihmuar skuadrën, ndërsa zbuloi edhe udhëzimet që mori nga trajneri: “Më tha të shkoja poshtë sulmuesit dhe të gjeja hapësira mes linjave. Të luaja siç di të luaj”.

Berisha kujtoi edhe periudhën e vështirë të dëmtimit, e cila erdhi në një moment kur ishte në formë të mirë.

“Isha në formë dhe po bëja mirë, ndaj ishte gjëja më e keqe që mund të ndodhte. Në fillim mendoja se nuk do të zgjaste shumë, por ndodhi e kundërta. Gjatë rikuperimit u dëmtova përsëri”, rrëfeu ai.

Sipas mesfushorit, ndërhyrja kirurgjikale ishte një vendim i rëndësishëm për të shmangur problemet e përsëritura.

“Më bëri mirë ndërhyrja, sepse gjithmonë kam pasur rikthime nga të cilat nuk jam rekuperuar kurrë siç duhet. Me ndërhyrjen nuk do të kem më probleme, sepse kam respektuar të gjitha afatet dhe e kam bërë rikuperimin siç duhet”.

Publicitet

Berisha theksoi se tashmë ndihet plotësisht i gatshëm, edhe nga pikëpamja fizike: “Kam bërë një rikuperim të mirë, ndihem në formë. Edhe ana atletike nuk më mungon dhe ndihem mirë. Kur hyra në fushë, ndihesha plot energji”.

Rikthimi i tij pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Lecce-n por edhe për Kombëtaren shqiptare.