Momente frike për Borussia Dortmundin në debutimin në Champions League: në minutën e 23-të, Karetsas u ndal pasi u ndie keq dhe u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.
Gjatë ndeshjes së Champions League mes Borussia Dortmundit dhe Villarrealit, pati momente tensioni kur Konstantinos Karetsas kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor. Greku po zhvillonte një aksion sulmues kur u ndal papritur, dukshëm i tronditur nga një gjendje e papritur shëndetësore.
18-vjeçari u largua nga fusha me barelë, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti. Ai u transportua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte “probleme me qarkullimin e gjakut”, siç konfirmoi klubi gjerman.
Karetsas ndihet keq në fushë
Pas vetëm 23 minutash, përforcimi i ri i Borussia Dortmundit u largua nga fusha me barelë pasi u ndie keq gjatë ndeshjes së tij debutuese në Champions League.
Karetsas po avanconte në një kundërsulm, por më pas ia pasoi topin një shoku të skuadrës dhe tërhoqi vëmendjen e stafit mjekësor. Ai u ndie keq ndërsa po luante dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
Mjekët e skuadrës gjermane hynë menjëherë në fushë dhe futbollisti i ri u nxor me barelë, ndërsa tifozët e shqetësuar e duartrokitën.
Karetsas u transportua menjëherë në spital, i shoqëruar nga nëna e tij, e cila ndodhej në stadium për të parë ndeshjen.
Pas kontrolleve të para, Dortmundi konfirmoi se futbollisti është mirë, por se do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për të kuptuar se çfarë i ndodhi gjatë ndeshjes.
Klubi foli për probleme me qarkullimin e gjakut, pa dhënë hollësi të tjera. Në ditët e ardhshme do të kryhen ekzaminime të reja.
Ky është problemi i dytë serioz për gjermanët sa u përket përforcimeve të reja. Bashkë me grekun kishte ardhur edhe bashkëkombësi i tij Konstantelias, i cili pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar gjatë ndeshjes së tij debutuese në Bundesligë./Fanpage















