Ballina Kronika Këngëtari Aziz Murati dyshohet se është plagosur me armë zjarri në hyrje...

Këngëtari Aziz Murati dyshohet se është plagosur me armë zjarri në hyrje të Haraçinës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

48-vjeçari nga Shkupi, Aziz Murati, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë.

Sipas të dhënave të policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:50, kur nga një automjet është qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para që citon artikulli, në automjet ndodheshin dy persona dhe dyshohet se njëri prej tyre e njihte të plagosurin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe po punon për identifikimin dhe gjetjen e personave të përfshirë.

Sipas burimeve të televizionit Alsat, dyshohet se i plagosuri është këngëtari i njohur Aziz Murati.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Video bonus

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 8 shtator, rreth orës 01:50, SPB Shkup ishte njoftuar nga Institucioni Shëndetësor “Shën Naumi i Ohrit” se aty ishte sjellë A.M. (48) nga Shkupi me plagë nga armë zjarri.

Sipas denoncimit, ai i kishte marrë plagët në hyrje të Haraçinës, pasi një person që e njihte, i cili ndodhej në një automjet me një person tjetër, kishte qëlluar me armë në drejtim të tij.

MPB-ja po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.