Ballina Aktualitet SOT PA ENERGJI ELEKTRIKE PJESË TË RAJONIT TË TETOVËS, KUMANOVËS DHE SHKUPIT...

SOT PA ENERGJI ELEKTRIKE PJESË TË RAJONIT TË TETOVËS, KUMANOVËS DHE SHKUPIT – JA ORARET

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës, sot, më 3 shtator 2026, pa energji elektrike do të mbeten disa vendbanime dhe zona në rajonet e Tetovës, Kumanovës dhe Shkupit.

SLLATINË

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Sllatinë, përkatësisht objektet përgjatë rrugës që çon nga xhamia drejt Leshkës.

JEGUNOVCË

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, ndërprerja do të përfshijë centralin fotovoltaik “Micropower”, objektin “Nelina Cafe” dhe trafostacionin “Sunny Park”.

JAZHINCË

Nga ora 09:30 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Jazhincë.

Publicitet

TETOVË

Nga ora 09:45 deri në orën 13:45, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e Lagjes së Epërme, në rrugën drejt Banjicës.

KUMANOVË

Nga ora 07:45 deri në orën 14:45, ndërprerja do të përfshijë konsumatorët në rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”, në lagjen Bedinjë.

BELLANOC

Nga ora 08:00 deri në orën 14:30, pa energji elektrike do të mbetet fshati Bellanoc, në komunën e Likovës.

SHKUP

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të rrugëve 11 dhe 1 në Kadino.

Në të njëjtin orar, ndërprerja do të përfshijë edhe një pjesë të konsumatorëve në rrugët “Milan Zeçar”, “Vangel Todorovski”, “Pandil Shishkov” dhe “Rudi Çajavec”, në komunën e Aerodromit.

Për Gostivarin, Kërçovën, Dibrën dhe Strugën nuk figurojnë ndërprerje të planifikuara për sot.

Elektrodistribucioni sqaron se mund të ketë ndryshime në oraret e parashikuara, në varësi të kompleksitetit të punimeve dhe kushteve në terren.