Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Rey Manaj po ngjitet me hapa të shpejtë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrjetën edhe sot kundër Finlandës.
Sulmuesi kuqezi ka arritur në 13 gola me Shqipërinë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Erjon Bogdanit, i cili ka shënuar 18 herë me fanellën kuqezi.
Kështu, Manajt i duhen 5 gola për të barazuar rekordin e Bogdanit, ndërsa me 6 gola të tjerë do ta kalonte ish-sulmuesin dhe do të bëhej golashënuesi shqiptar me më shumë gola në historinë e Kombëtares.
Në moshën 29-vjeçare, Manaj ka ende mundësi për të vazhduar ngjitjen në këtë renditje historike, me objektivin për të shkruar emrin e tij në majën e golashënuesve kuqezi.















