Ballina Aktualitet Lajme Kotzias thotë se do t’i ndihmojnë Maqedonisë në rrugën evropiane

Kotzias thotë se do t’i ndihmojnë Maqedonisë në rrugën evropiane

Në një intervistë për të përditshmen ruse “Izvestija”, ministri i jashtëm Nikos Kotzias deklaroi se nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fitojnë të dyja palët.

Kotzias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni.

“Mendoj se referendumi është një pjesë e ratifikimit të marrëveshjes në përputhje me vendimet e krerëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojë referendumi që të ratifikohet marrëveshja. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE është përzgjedhja e shtetit. Ne thjeshtë nuk do t’i pengojmë dhe do t’u ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane. Dini se zgjidhja e këtij problemi shkon në favor të interesave kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky është një problem që formalisht ekziston 25 vite ndërsa realisht 75 “– tha Nikos Kozijas- ministër i Jashtëm i Greqisë.

Profesori i universitetit në Graz dhe koordinator i Grupit evropian këshillëdhënës për Ballkanin, në intervistë për “Ballkanin Perëndimor Evropian”, vlerëson se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është kompromis i mirë. Sipas tij, zgjidhjen e bllokojnë partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni.

“Do të ishte e udhës nëse edhe Partia Evropiane Popullore bën presion ndaj anëtarëve të tyre “Demokracia e Re” dhe VMRO DPMNE” që të marrin pozicione më evropiane, me çka do të përmbyllej kontesti – deklaroi Vizard- Florian Biber”- koordinator i Grupit Evropian Këshillëdhënës për Ballkanin.

Biber shton se marrëveshja ofron zgjidhje të vazhdueshme, e jo të përkohshme.

Artikulli paraprakINTERVISTA/ “Negociatat, kanabisi, Xhafaj dhe refugjatët sirianë”, Rama flet për median austriake
Artikulli tjetërNë mungesë të Italisë, modelja e famshme tregon për kë bën tifo në Botëror (FOTO)