Ballina Aktualitet Lajme Shumica e komunave në vështirësi financiare (VIDEO)

Shumica e komunave në vështirësi financiare (VIDEO)

Shumica e komunave funksionojnë me vështirësi .Arsyeja është situata e keqe financiare me të cilën përballen. Edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal pranojnë se në nivel lokal nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të mbledhur taksa nga të cilat më pas do të zhvillohet komuna. Nga Ministria thonë se për ta zgjidhur problemin, më mirë do të bashkëpunonin pushteti lokal dhe ai qendror.

Shteti është i përfshirë në një proces gjithëpërfshirës për të ndihmuar komunat, jo vetëm në fushën e mbledhjes së tatimeve, por janë formuar disa grupe pune që analizojnë të gjithë financimin e komunave nga shteti- deklaroi Suheil Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Një problem i madh janë borxhet e komunave që tejkalojnë shuma milionëshe. Një pjesë e mirë e vetëqeverisjeve lokale për një kohë të gjatë janë me llogari të bllokuara. Ato realizohen vetëm në projekte më të vogla dhe investime kapitale pothuajse nuk ka. Nga Qeveria njoftuan se kjo do të ndryshojë me faktin se paratë nga arka e shtetit, të cilën e plotësojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë rajonin e planifikimit.

Të gjithë ata që kanë udhëtuar nëpër botë e dinë se standardi i jetesës shumë shpesh në vendet më të vogla ose në zonat rurale, në vendet e zhvilluara është më i mirë se sa në qytetet e mëdha, dhe nga kjo arsye shumë vite qytetet e mëdha nuk bëhen edhe më të mëdha, por njerëzit vendosin të mbesin të jetojnë në vendet ku kanë lindur sepse kanë kushte më të mira jetese atje. Fatkeqësisht, në Maqedoni kjo nuk është kështu- tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Deri më tani asnjë qeveri nuk e respekton ligjin dhe ti transferojë paratë e planifikuara nga Buxheti qendror në komuna, të cilat duhet të jenë një për qind e Prodhimit Bruto Vendor.

Ile Spasevski

https://youtu.be/TkiIkx_eL9I

@tn.lajmelokale
@tetovanews