Ballina Lajme Specialja flet për pasurinë dhe se sa para disponon Gruevski

Specialja flet për pasurinë dhe se sa para disponon Gruevski

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Prokuroria Speciale Publike thanë se ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski nuk disponon me para dhe me pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij janë bosh që do të mund të ngrihen për shkak të arratisjes së tij në Hungari.

Megjithatë, ai merr pagë si deputet i Kuvendit, edhe pse sot ju ulë për shkak të mos-prezencës së paarsyeshme në seancat kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përderisa ishte në pushtet kryeministri i “varfër”, supozohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij larguan shuma milionëshe në llogari devizore.

Gruevski ndodhet në Hungari ndërsa natën e parë pas mbërritjes së tij qëndroi në hotelin luksoz “Kornitia” në qendër të qytetit.