Ballina Teknologji Sfida e Huaweit: Nuk na duhen SHBA-të për t’u bërë të parët...

Sfida e Huaweit: Nuk na duhen SHBA-të për t’u bërë të parët në botë

«Jemi një kompani globale që operon në 170 vende të botës. Na duan të gjithë, përveç Shteteve të Bashkuara». Yu Chengdong, Richard për perëndimorët, nuk e kursen ironinë për SHBA-të.

Ai është kreu i degës së Huawei-t, që prodhon smartfonë. Kjo degë e kompanisë me 50 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet në vitin 2018, kontribuon për rreth gjysmën e të ardhurave të kompanisë.

Gjysma tjetër vjen nga telekomunikacioni infrastrukturor, si rrjeti super i shpejtë 5G, i cili, pikërisht në këto muaj, është vendosur për të gjitha llojet e kontratave në gjithë botën.

Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo është ajo që e ndan me SHBA-të. Në fund të vitit të kaluar, presionet e SHBA-ve, nga të cilat Huawei janë tashmë larguar nga vendi, kanë bindur edhe Australinë dhe Zelandën e Re për ta përjashtuar kompaninë kineze nga marrëveshjet për 5G.

Megjithatë, Britania e Madhe ende nuk ka marrë një vendim të tillë (edhe pse Universiteti i Oksfordit i ka refuzuar fondet e kërkimit të ofruara nga Huawei).

“Nuk janë vetëm SHBA-të, e gjithë pjesa tjetër e botës është shumë e madhe. Do të bëhemi të parët edhe pa tregjet që na përjashtojnë për arsye politike. Do t’ia dalim këtë vit, apo më e shumta në 2020-n”, thotë ai për “La Stampa”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews