Ballina Aktualitet Lajme Shuarja e Valdetes, humbje e madhe e UNT-së

Shuarja e Valdetes, humbje e madhe e UNT-së

Universiteti “Nënë Tereza” nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Valdete Hamitit, asistente e Fakultetit të Informatikës në këtë universitet, shkruan gazeta KOHA.

Postimi i plotë i Universitetit Nënë Tereza

“Një humbje e madhe për UNT-në

Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Informatikës.

Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.

Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!”, shkruan UNT në profilin zyrtar në Facebook. (koha.mk)

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews