Ballina Kronika (VIDEO) DETAJE NGA INCIDENTI TRAGJIK NË SHISHOVË

(VIDEO) DETAJE NGA INCIDENTI TRAGJIK NË SHISHOVË

Një i vrarë dhe një i plagosur. Ky është bilanci tragjik i incidentit të përgjakshëm që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shishovë të komunës së Sarajit. Viktima është 20 vjeçari Ajdin Ajdini, ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat.

Ajdini ka qenë në makinën e tij BMW së bashku me dy persona tjerë. Në një moment atyre u është afruar makina “Mercedes” në të cilën ka qenë E.Sh. Ai me makinën e tij për një moment ka ndaluar, ndërsa nga makina kanë dalë edhe Ajdini, G.A dhe personi i tretë, S.T.

Shabani së pari ka qëlluar me armë zjarri G.A-në, dhe më pas edhe Ajdinin.

MPB:

“Më datë 02.03.2019 rreth orës 02.00 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin Klinik ‘Sistina’ nga ana e S.T (24) nga fshati Shishovë, janë sjellë me lëndime A.A (20) dhe G.A (36) nga Shishova. Sipas denoncimit, që të tre kanë qenë duke lëvizur me makinë ‘BMË’, ndërsa para tyre ka lëvizur makina ‘Mercedes’ e drejtuar nga E.SH nga Shishova me të cilin më parë kanë pasur mosmarrëveshje. Sipas denoncimit, në hyrje të fshatit Shishovë, makina ‘Mercedes’ ka ndaluar në rrugë dhe pas tij ka ndaluar edhe makina “BMW’ të cilën e ka drejtuar G.A. Më pas E.SH dhe G.A kanë dal nga makina dhe kanë filluar të diskutojnë pas çka E.SH me armë zjarri ka shtënë në drejtim të G.A, dhe më pas edhe ndaj A.A. S.T ka dërguar A.A dhe G.A në spitalin ‘Sistina’ ku A.A ka humbur jetën”

Sipas informacioneve palët kanë pasur mosmarrëveshje një kohë të gjatë. Policia ka njoftuar se është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Enis Murtezi /SHENJA/

https://youtu.be/oj1oWnUTbiU

@tn.lajmelokale
@tetovanews