Ballina Kronika Humb jetën pronari i fidanishtes në Tetovë

Humb jetën pronari i fidanishtes në Tetovë

Sot rreth orës 12 e 45 minuta, i punësuari në fidanishten për fidanë dekorues “Euro-plant” që gjendet në fshatin Prelubisht të Tetovës, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë ka paraqitur rastin se pronari i kompanisë holandeze, 59-vjeçari J.M. në kornizat e së cilës funksionon kjo fidanishte, qëndron i shtrirë pa ndjenja dhe ka kërkuar intervenim të policisë.

Menjëherë janë dërguar ekipet policore në vendin e ngjarjes, ku ka arritur edhe ekip i ndihmës së shpejtë, kështu që mjekët kanë konstatuar vd ekjen e pronarit të kësaj firme. Ndryshe, rastit në fjalë paraprakisht i ka parapri një zënkë verbale dhe përleshje në mes pronarit të firmës dhe një të punësuari, person nga fshati Jançishtë, dhe të njëjtin pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar. Jozyrtarisht mësohet se vde kja është shkaktuar me godi tje të fortë, që dyshohet të jetë gurë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Organet kompetente kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews