Ballina Aktualitet “Monstra”, bujku demantoi dëshmitarin “E1-in”, ja dëshmia e tij?!

“Monstra”, bujku demantoi dëshmitarin “E1-in”, ja dëshmia e tij?!

Në GjP të Shkupit sot ka vazhduar gjy kimi për vras jen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, apo i njohur në opinion si rasti “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Sot përpara të pranishmëve ka deklaruar, bujku nga fshati Luboten, Ramadan Murati, i cili në periudhën e kr imit, e ka mbjellë me shalqi, tokën që ka qenë ngjitur me Liqenin e Smillkovës dhe e cila ka qenë në pronësi të të akuzuarit, Fejzi Aziri.

Gjatë deklaratës së tij, dëshmitari Murati e ka demantuar deklaratën e dëshmitarit “E1”, i cili ka pohuar se 3-4 ditë përpara vra sjes, në vendin e kri mit ka parë 4 persona me veturë Golf 3 të zi, me dritare të errëta, duke aluduar se ata kanë qenë të akuzuarit.

“Ditën e ngjarjes (12 prill 2012), prej mëngjesit (8-9 mëngjes) kam qenë në fushë bashkë me 4 familjarë të mi dhe kemi punuar deri përpara errësimit, pra (19:00-20:00 ora). Atë ditë, por edhe tjera ditë më herët asnjërin prej të akuzuarve nuk e kam parë në Liqenin e Smillkovës. Nuk ka pasur gjasë që Aziri të ndodhej ndonjëherë aty dhe unë të mos e kisha parë. Ka pasur vetura dhe njerëz që kanë lëvizur, pasi që te liqeni vinin për peshkim, megjithatë s’më kujtohet për ngjyrat e veturave. Disa prej peshkatarëve i njoh me fytyra, megjithatë me emra nuk i di”, tha dëshmitari Murati.

Ai më pas ka shtuar se pasi ka mbarur me punë, ka shkuar në shtëpi dhe më pas ka udhëtuar me kamion për në Strumicë rreth orës 2 të mëngjesit, që t’i blejë fidanët për mbjelljen e shalqirit.

“S’kam parë asnjë person të armatosur aty derisa kam qenë, por as gjëra të dyshimta. Duke shkuar për në Strumicë, derisa kam kaluar nëpërmjet autostradës, te ura afër Liqenit dhe te liqeni kam parë vetura të policisë. Mua askush s’më ka ndaluar, kam vazhduar për në Strumicë, ku kam qëndruar deri në orën 16:00 pasdite. Derisa kam qenë në Strumicë, atje kam marrë vesh për ndodhinë. Pasi jam kthyer, në Shkup, s’kam mundur atë natë të shkoj te familja ime që ishin bllokuar në fshatin Luboten, pasi që policia e kishte bllokuar rrugën”, tha dëshmitari.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi, thotë se kjo deklaratë, pos që e hedh poshtë deklaratën e dëshmitarit të koduar “E1”,e vë në pikëpyetje madje edhe vendin e vra sjes së personave.

“Kjo deklaratë e vë në pyetje edhe atë që a kanë qenë të vr arë aty, pasi që ky dëshmitar tregoi se ka qenë deri vonë në vendin e ngjarjes, pothuajse disa minuta para vra sjes. Gjithashtu i njëjti s’ka parë asnjë prej personave, në asnjë ditë që ka cekur dëshmitari i koduar “E1” se ka parë persona të caktuar nga të akuzuarit më 9, 10, 11 dhe 12 prill të vitit 2012-të. Ky dëshmitar ishte kategorik që sillet atje dhe që të jetë i dyshimtë, posaçërisht jo persona që janë prezent apo të akuzuar”, tha Raufi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews