Ballina Argëtim Showbiz Po pyesni veten nga i gjen milionat reperja? Media zvicerane publikon burimin...

Po pyesni veten nga i gjen milionat reperja? Media zvicerane publikon burimin e të ardhurave të Loredana Zefit

Akuzat kundër reperes Loredana Zefi peshojnë rëndë: ajo thuhet se ka mashtruar një çift duke i marrë 700 mijë franga. Por, a ka nevojë ajo për ato para?

Brenda pak muajsh, 23 vjeçarja, Loredana Zefi u bë një yll rap-i me muzikën e saj. Miliona herë këngët e saj janë klikuar. Tani thuhet se gjoja ka mashtruar një çift zviceran, përcjellë GazetaBlic. Por a ka nevojë vërtetë ajo për paratë?

Blick tregon se cilat janë burimet reale të të ardhurave të saj.

– 145 milionë herë, këngët u luajtën nga Loredana vetëm në platformën Spotify. Asnjë muzikant tjetër zviceran nuk u dëgjua më shumë se reperja në fillim të vitit. Sa fiton me këtë? Nga kërkimet e bëra nga BLICK, në qarqet e brendshme flitet se artistja merr rreth përafërsisht 0.004 franga për klikim. Sipas këtyre supozimeve, vetëm Loredana do të kishte marrë rreth 580 mijë franga në vitet e fundit. Përveç kësaj, ka të ardhura nga ofruesit e tjerë të transmetimit si Apple Music dhe Tidal.

– Loredana ka 1.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Megjithatë, konvertimi i tyre në para të gatshme është një sfidë e madhe për ta, siç tregon Fabian Plüss nga agjencia Influencer Kingfluencers.

“Jo vetëm për shkak të imazhit të keq të vajzës, por edhe për shkak se ndjekësit e saj janë të shpërndarë ndërkombëtarisht”, ka thënë ai, duke vazhduar se agjencia e tij nuk ka qenë kurrë në gjendje t’i përcjellë dhënat tek konsumatorët.

“Influencues të tjerë me numër të ngjashëm të ndjekësve mund të marrin shuma deri në 10 mijë franga në raste të jashtëzakonshme. Ajo ndoshta merr 2 mijë për një postim në Instagram”, tha ai.

152 milionë shikime në katë videoklipet e saj muzikore në YouTube. Vetëm hiti “Sunglasses”, është shikuar 45 milionë herë. Edhe YouTube i mban të fshehura fitimet e artistëve në këtë platormë.

– Sipas burimeve, në këtë platformë fitohen rreth 0.1 cent për klikim. Pra, ajo mund të kishte fituar mbi 150 mijë franga. Se sa e lartë është kjo shumë, varet edhe nga kontrata që ka me labeli-n e saj.

Loredana ka pak paraqitje dhe ajo këndon vetëm në klube dhe festivale të përzgjedhura, këtë verë edhe në “Open Air” të Frauenfeld. Se sa ajo fiton në atë festival, drejtuesit nuk i janë përgjigjur kërkesës së “Blick”.

Në deklaratën e tyre zyrtare thuhet “Open Air Frauendflet” aktualisht nuk mund të komentojë mbi rastin aktual të artistes Loredana, e cila do të këndojë në Festivalin e 2019-ës. Është padyshim një proces në vazhdim.

Burime të tjera të të ardhurave të Loredanës janë vështirë për t’u numëruar. Është e qartë se reperja fiton shumë para nga shkarkimet e këngëve të saj. Përveç kësaj, ajo fiton edhe nga “Suiza”, për çdo këngë të saj që transmetohet në radio./GazetaBlic

@tn.lajmelokale
@tetovanews