Ballina Kronika Kumanovë, 15 vjeçari humb jetën në lumin Pçinja

Kumanovë, 15 vjeçari humb jetën në lumin Pçinja

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjatë ditës së djeshme, në ora 16:40 minuta është njoftuar se në një fshat të Kumanovës një 15 vjeçar nga fshati Lubodrag, është futur në ujërat e Lumit Pçinja dhe ka ndërruar jetë. Nga ana e zyrtarëve policorë, përfshi dhe ndihmën e banorëve të kësaj ane është gjetur tru^pi i të ndjerit dhe është nxjerr nga lumi.

Ndërkohë nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë vetëm se është konstatuar vd^ekja, pa shenja të dhu^nës. Me urdhër të Prok^urorit Publik tr^upi i paj^etë i vik^timës i është dorëzuar familjes.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA

Incidenti në Haraçinë, MPB jep detaje

MPB gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje rreth përp^lasjes me armë në Haraçinë të Shkupit, ku si pasojë mbet i pla^gosur një person.

“Më 18.08.2019 rreth orës 17:43 në SPB-Shkup është raportuar se personi Z.A (30) nga fshati Majancë, komuna e Haraçinës, është pranuar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me pla^gë të marra nga një armë zjarri. I dyshuari B.R (28) nga fshati Brezë, i cili sipas informacioneve paraprake, ka që^lluar drejt Z.A. pasi rreth orës 16:00 personi A.A., vëlla i Z.A. ka su^lmuar me shkop babanë e B.R. në kullotat sipër fshatit Haraçinë, pas një mosm^arrëveshje në lidhje me kullotjen e bagëtive. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./ALSAT

Ngjarje e rëndë në Dibër

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Stacionin e Policisë në Dibër, një grua 50 vjeçe ka paraqitur ish burrin e saj për su^lm sek^sual ndaj djalit të tyre.

“Më 18.08.2019 në orën 15:15 në Stacionin Policor të Dibrës, një grua 50-vjeçare raportoi se në periudhën nga data 14.07.2019 deri më 04.08.2019 në një shtëpi në Dibër, ish-burri i saj, S.J. nga Shkupi kishte sul^muar sek^sualisht djalin e tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

32-vjeçari nga një fshat i Tetovës do të përballet me togat e zeza

MPB njofton se do të parashtrojë pa^di pen^ale kundër personit R.A. nga fshati Odër i Tetovës. 32-vjeçari aku^zohet për disa vjedhje në fshatin Odër.

“Departamenti i Brendshëm i Policisë në Tetovë do të ngre pa^di kundër personit R.A. (32) nga fshati Odër i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e pesë vjedhjeve të rënda, një vjedhje të rëndë në tent^ativë dhe një vjedhje. R.A. dyshohet se në maj dhe qershor të këtij viti ka hyrë me fo^rcë në disa shtëpi në Odër dhe gra^bitur produkte të ndryshme teknike, pajisje shtëpiake dhe shumë gjëra tjera, të cilat ai më vonë i ka shitur tek disa persona në Tetovë, të cilët do të aku^zohen fshehje të rastit. Shumica e gjësendeve dhe pajisjeve të grabitura janë gjetur dhe iu janë kthyer pronarëve”, njoftojnë nga MPB.

Bogovinë, vihet pas hekurave 27-vjeçari nga Çegrani

Mbrëmë (19 gusht) rreth orës 02 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën “Reno Tvingo”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.F. nga Çegrani.

Gjatë kontrollit është gjetur mari^juanë me ç’rast është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Gostivar, vihen pas hekurave një i ri nga fshati Çajle dhe dy shkupjanë

Dje mbrëma (18 gusht) rreth orës 22 e 20 minuta, janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar personat A.A. (21) nga fshati Çajle e Gostivarit, F.A. (20) dhe A.B. (28) të dy nga Shkupi, ku gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek personi A.A. janë gjetur eks^tazi.
Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit do të pasojnë parashtresa adekuate.

Gostivar, vihet pas hekurave një person nga Banjica e Poshtme

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë- Zyra e jashtme për punë kri^minalistike Gostivar, dje (18 gusht) rreth orës 20, kanë kryer bas^tisje në shtëpinë e 46-vjeçarit Sh.A.G. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit.

Gjatë bastisjes e cila u realizua me udhër të gjyk^atësit, është gjetur kok^ainë, mari^juanë dhe një blu^ajtëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kall^ëzim pe^nal.

19-vjeçarja nga një fshat i Tetovës ka një hall, kërkon ndihmën e uniformave blu

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, banore e një fshati të rrethit të Tetovës, dje (18 gusht) ka den^oncuar se në periudhë prej muajit qershor deri në muajin gusht të këtij viti, disa herë ka qenë e detyruar të kryej mardh^ënje inti^me me 58-vjeçarin M.M. nga fshati
Novakë dhe një personi tjetër deri më tani i panjohur, deri sa ka qëndruar në një banesë me qira në Tetovë, të cilin e ka siguruar personi M.M. me të cilin një kohë të caktuar janë takuar në atë banesë.

Personi M.M. është siguruar në SPB-Tetovë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, njofton policia e Tetovës.

Vihet pas hekurave 26-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Dje (18 gusht), rreth orës 17 e 45 minuta, është privuar nga liria 26-vjeçari Z.M. nga fshati Banjicë e Poshtme, tek i cili është gjetur mar^ijuanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Incident në Raven

Shtatëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga fshati Raven i Gostivarit, dje (18 gusht) ka den^oncuar se rreth orës 20 e 30 minuta, duke qëndruar me një shoqe të tij në shtëpi, kanë hyrë brenda djali dhe bashkëshorti i saj, me të cilin nuk janë të kuro^rëzuar dhe të njëjtit e
kanë sul^muar fiz^ikisht, i kanë marrë mjete devizore dhe stoli prej ari dhe e kanë mby^llur në shtëpi duke u larguar në drejtim të panjohur.
Merren masat për zbardhjen e rastit.

Tetovari shkakton incident në Gostivar

Mbrëmë (18 gusht), rreth orës 22 është denoncuar se personi J.C. (28) nga Tetova, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sjellë në mënyrë agre^sive duke fyer dhe poshtë^ruar pjesëtarin e policisë, pasi që paraprakisht e ka parkuar gabimisht veturën e tij.
Personi në fjalë është privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.