Ballina Lajme Të mbijetuarit do ta kenë të vështirë, media amerikane analizon situatën

Të mbijetuarit do ta kenë të vështirë, media amerikane analizon situatën

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Të mbijetuarit e tërmetit të së martës në Shqipëri përballen me një tjetër dramë pas tmerrit që kaluan. Një pjesë e tyre, nuk kanë më se ku të fusin kokën.

Rreth 2500 vetë janë shpërngulur nga tërmeti, thotë radio publike amerikane, NRG; me qindra njerëz janë duke fjtetur nëpër tenda ose makina, ndërsa mjaft të tjerë janë mbledhur brenda stadiumit të futbollit në Durrës.

Ka dhe persona që po i kalojnë netët në hotele kryesisht në Tiranë. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin që nga viti 1979. Në një vend që ka GDP-në më të ulët për kokë në Europë, thotë NRG, duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo situatë ka për të qenë mjaft e vështirë për të mbijetuarit.

“Tërmeti na la pa strehë”, tha një prej tyre nga Thumana për Associated Press. “Çdo gjë që kishim u shkatërrua, dhe nuk kemi se ku të shkojmë”. Ky ishte tërmeti i dytë i madh në tre muajt e fundit që goditi Shqipërinë, kujton radioja. Në shtator, një tërmet me madhësi 5.6 goditi rajonin qendror të vendit afër Tiranës, megjithëse askush nuk u vra. Dhjetra u plagosën atëherë e pati dëme materiale.