Ballina Aktualitet Shqipëri VIDEO/ Pallati 7-katësh i dëmtuar në Durrës, banorët: Na thonë ikni në...

VIDEO/ Pallati 7-katësh i dëmtuar në Durrës, banorët: Na thonë ikni në Kosovë

Një pallat 7-katësh, në lagjen nr. 18 në Durrës ka pësuar dëmtime të rënda nga termeti tragjik i 26 nëntorit. Banorët thonë se nuk ka shkuar askush nga Bashkia e Durrësit, për të vlerësuar dëmet. Po kështu banesat i kanë patur të pasiguruara.

“Kam dëgjuar se janë prishur blloqe, tulla janë hapur gjithandej. Dëmtimet janë të dukshme dhe jashtë pallatit. Nga kati i dytë deri tek i 5-ti janë dëmtuar komplet. Na kanë marrë vetem numrin e telefonit dhe na kanë thënë se do vijmë, por deri tani asnjë ekspert nuk ka ardhur. Nuk jam futur brenda se është me rrezik, janë dëmtuar kollonat”, tha një banor i këtij pallati.

Ndërsa një tjetër banor dha për mikrofonin e “AbcNews” se e ka kaluar natën jashtë bashkë me gruan. ” Më kanë thënë shko regjistrohu dhe ik për Kosovë… s’po marrim vesh asgjë…këtu ka vend sa të duash Durrësi, pse duhet të iki në Kosovë. Dua të marr përgjigje se çfarë do bëhet”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews