Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
‘Shuplaka’ e New York Times: Miratohet ligji që kërcënon lirinë e medias
New York Times
Ligjvënësit në Shqipëri kaluan një ‘paketë anti-shpifje’ të mërkurën, e cila autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve qeveritarë të medias, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.
Pesëmbëdhjetë organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile, i kërkuan parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke theksuar se ai “kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.
Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, tha se ka akoma punë për t’u bërë që të reduktohet shuma e gjobave për publikimin e lajmeve të dyshuara si të rreme.
Legjislacioni i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro.
Desir tha se zyra e tij planifikon të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë, po ashtu i bënë thirrje ligjvënësve shqiptarë të amendojnë legjislacionin në përputhje me normat europiane.
Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë atë që kërkonte regjistrimin e mediave në internet.
Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.
LEXO:
- Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitalit përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
- QIRI QË NUK SHUHET – NAIM FRASHËRI (Me rastin e 180-vjetorit të lindjes së apostullit të shqiptarizmit)
- Aurel Plasari: Ky djalë ju mundi!
- “Edi, përfytyroje veten si demonstrues…”/ Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Dhuna s’është zgjidhje për ndryshim politik!
- Katie Zacharia shkarkohet nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi kishte marrë detyrën














