Ballina Aktualitet Dhjetëra breshka të ngordhura në Vlorë, shkak trafiku detar dhe ngrohja globale

Dhjetëra breshka të ngordhura në Vlorë, shkak trafiku detar dhe ngrohja globale

Muajt e fundit në brigjet e bregdetit shqiptar janë shënuar disa dhjetëra raste të daljes në breg të specieve të rralla detare, shumica e të cilave kanë qenë të ngordhura.

Në të shumtën e rasteve, këto specie kanë qenë lloje të ndryshme të breshkave, të cilat janë të mbrojtura edhe në konventat ndërkombëtare.

Më i prekur nga ky fenomen ka qenë bregdeti i gjirit të Vlorës. Kryeinspektori i administrimit të zonave të mbrojtura tregon shkaqet e këtij fenomeni shqetësues.

“Viti 2019 ka qenë viti më i vështirë për monitorimin e breshkave të detit. Kjo për arsye se numri i tyre i monitorimit ka qenë 11, nga të cilat 8 janë gjetur të ngordhura. Kjo ka ndodhur kryesisht në muajit shtator dhe tetor dhe kjo ka ndodhur për shkak të trafikut detar”, shprehet Nexhip Hyskolashaj, kryeinspektor i ADZM/Vlorë.

Por, përveç trafikut detar edhe ngrohja e ujerave, si pasojë e ngrohjes globale, ka efektin e saj në këtë fenomen, thotë inspektori.

Publicitet

Ajo që mund të bëjnë autoritetet lokale përgjatë bregdetit shqiptar për të minimizuar këto fenomene është të paktën të mos ndotin më tepër ujërat e detit, por edhe të lumenjve që shkarkohen në det.