Ballina Aktualitet U ul ngjitur me Albin Kurtin, kryeministrja e Serbisë kërkon të mashtrojë...

U ul ngjitur me Albin Kurtin, kryeministrja e Serbisë kërkon të mashtrojë popullin, manipulon foton por bie vetë në ‘kurthin’ e ngritur

Dy ditë pas samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 në Ballkanin Perëndimor në Londër ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic u fotografuan për herë të parë të ulur ngjitur njëri me tjetrin, kjo e fundit ka dashur të mohojë këtë fakt para popullit të saj.

 Brnabic ditën e djeshme ka shpërndarë për median serbe një foto nga samiti, në të cilën shihet vetëm ajo dhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, për të treguar se nuk ka qenë ulur ngjitur me kryeministrin e Kosovës.

Nga ana tjetër mediet serbe kanë publikuar foton tjetër, të plotë, ku shfaqet edhe Kurti në krah të saj.

Kryeministrja Brnabic ka dashur të kamuflojë një të vërtetë, por ka rënë vetë në “kurth”, pasi publikimi i fotos së plotë ka shkaktuar edhe më shumë debate dhe reagime në Serbi.

Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që kryeministrat e dy vendeve në konflik prej gati një dekade, ai i Kosovës dhe e Serbisë janë ulur ngjitur me njëri-tjetrin në këtë samit që u mbajt para dy ditësh në Londër ku secili lobonte për vendet që përfaqësojnë.

Megjithëse Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së fundmi mes dy vendeve janë nëshkruar dy marrëveshje historike ajo e kthimit të fluturimeve dhe marrëveshja për hapjen e autostradës dhe hekurudhës.

Këto marrëveshje padyshim që janë konsideruar historike pasi janë të parat që nënshkruhen pas 21 vitesh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews