Ballina Aktualitet Thaçi kthehet në vendlindje, publikon fotografi me prindërit

Thaçi kthehet në vendlindje, publikon fotografi me prindërit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar këtë të diel në fshatin e tij në lindjes në Burojë. Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka publikuar një fotografi me prindërit e tij.

“Në vendlindje, me prindërit. HTH”, shkroi Thaçi në mbishkrimin e fotografisë ku shihet në shoqërinë e prindërve.

Nuk dihet nëse kjo është arsyeja që Thaçi shtyu për të hënën adresimin e tij para opinionit pas njoftimit të Zyrë​s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ditë më parë, prindërit e Thaçit u shprehën krenarë për veprimet e të birit, derisa thanë se ai do të dalë fitimtar në këtë situatë, pasi ‘është në rrugën e drejtë’.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Në Kosovë është kthyer të premten.