Ballina Top Lajm Frankfurter Allgemeine Zeitung: Gjermania nuk heq dorë nga punëtorët prej Ballkanit Perëndimor

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Gjermania nuk heq dorë nga punëtorët prej Ballkanit Perëndimor

Lehtësimi për punëtorët, kur bëhet fjalë për rregullat për shkuarjen në Gjermani për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë zgjatur, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAC), transmeton Tetova News. Konkretisht, këto janë rregullat për pjesëmarrje në tregun gjerman të punës që zbatohen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, pa marrë parasysh aftësimin profesional të punëtorëve.

Këto lehtësime kanë ekzistuar që nga viti 2016, por tani është propozuar që ato të zgjaten të paktën deri në vitin 2023.

Projekt-ligji, të cilin gazeta ka pasur akses për ta parë, thotë se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor duhet të ketë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës në tre vitet e ardhshme.

Projekt-ligji vjen pas negociatave të gjata në koalicionin qeverisës. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil kohët e fundit propozoi ligjin te ministrat e tjerë. Sipas gazetës, të ashtuquajturat Rregulla për Ballkanin Perëndimor si zgjidhje është kopjuar nga viti 2016, por është ndryshuar vetëm periudha e vlefshmërisë./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews