Ballina Aktualitet Merret vendimi i papritur, shtyhet takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe...

Merret vendimi i papritur, shtyhet takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, nuk do të zhvillohet më 2 shtator siç ishte parashikuar.

Sipas mediave kosovare, takimi është shtyrë për një datë tjetër.

Kjo është hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.

Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk kanë diçka zyrtare.

“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Uashington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews