Ballina Kronika Tetovë, ia vjedhin BMW-në para Qendrës Sportive të qytetit

Tetovë, ia vjedhin BMW-në para Qendrës Sportive të qytetit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Tetovari nga fshati Ratajë, Komuna e Jegunovcës, në SPB-Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së makinës së tij të tipit BMW.

Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, ai e la makinën para Qendrës Sportive në Tetovë, por nuk e kyçi me çelës.

Nga SPB – Tetovë thonë e janë marrë masa për gjetjen e makinës dhe zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Tetova News.