Ballina Kronika Vjedhaduti shqiptar në telashe pasi vodhi… vjedhadutin italian!

Vjedhaduti shqiptar në telashe pasi vodhi… vjedhadutin italian!

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një shqiptar 18 vjeç dhe një italian 19-vjeçar u deno*ncuan për vjedhje nga policia e Gjenovas në Itali, pasi i rrëm*byen çantën një shtetasi italian 61 vjeç, i cili udhëtonte me një motor që e kishte vjedhur.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Piazza Acquaverde, rreth orës 02:30 të së shtunës, kur ata sul*muan italianin që ecte me skuter, duke i rrëmbyer çantën.

Ata u ndoqën nga dëshmitarët, ndërsa një mik i 61-vjeçarit u përpoq t’i ndalonte hajdutët, derisa ndërhynë patrullat e policisë, që u njoftuan për incidentin.

Hajdutët u arre*stuan, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se shtetasi italian e kishte vjedhur motorin me të cilin udhëtonte.