Ballina Top Lajm E rrallë/Elefanti i detit nëpër rrugët e qytetit kilian (VIDEO)

E rrallë/Elefanti i detit nëpër rrugët e qytetit kilian (VIDEO)

Me ndihmën e banorëve dhe autoriteteve vendore, kafsha e çorientuar arriti të kthehej në det.

Një situatë e pazakontë u përjetua në rrugët e Puerto Cisnes, në Rajonin Aysén, kur një elefant deti lëvizi nëpër një lagje rezidenciale, duke shkaktuar bujë mes banorëve të zonës.

https://youtu.be/SXQgfVlaGIc

Fakti u raportua nga disa përdorues të rrjeteve sociale , të cilët publikuan fotografi dhe video të kafshës së çorientuar, ndërsa u përpoqën ta kthenin atë në det.
Siç mund të shihet në video, një grup banorësh kryen një operacion për të ndihmuar elefantin të kthehej në habitatin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=uJHSFXRPxak

@tn.lajmelokale
@tetovanews