Ballina Top Lajm Efekti Dunning-Kruger: Pse disa njerëz mendojnë se janë ekspertë për gjithçka?

Efekti Dunning-Kruger: Pse disa njerëz mendojnë se janë ekspertë për gjithçka?

Të gjithë mendojnë se janë ekspertë në gjithçka, të cilët duan të thonë gjithmonë fjalën e tyre sidomos gjatë kësaj periudhe pandemie: një ditë bëhen virologë, një ditë epidemiologë, apo ekspertë të fushave të tjera. Ndryshe quhet efekti Dunning-Kruger, një lojë psikologjike që “mashtron” mendjen e atyre që dinë më pak (dhe mendojnë se dinë gjithçka).

Sipas “Grazia”, efekti Dunning-Kruger shpjegon se në mendjet e njerëzve të tillë shkaktohet një shtrembërim njohës që i bën ata të besojnë se përkundrazi janë shumë kompetentë. Ata gjithashtu vënë në dyshim dhe fjalët që mund të thonë njerëzit që janë ekspertë në një fushë të caktuar. Sa më shumë të injorohet një gjë e tillë, aq më shumë besohet se mund të flasin me këto kompetenca.

Idetë e pakta që kanë, i shprehin me besim dhe madje flasin sikur bazohen në prova edhe pse nuk mund të ketë asnjë bazë shkencore. Nga ana tjetër, njerëzit e aftë e vënë në dyshim veten e tyre pikërisht sepse janë të vetëdijshëm se sa të komplikuara mund të jenë gjërat.  Psikologjia e masave shpjegon se pse kjo dukuri është kaq e përhapur.

Ekziston një fenomen i quajtur imitim masiv i cili shpjegon se kur një grup njerëzish bëjnë diçka, atëherë dhe individët e tjerë e mendojnë si të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë.  Me fjalë të tjera, kur dikush sheh që shumë jo-ekspertë flasin për tema të rëndësishme, atëherë ai do të bëjë të njëjtën gjë. xh.d/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews