Ballina Aktualitet Lajme Gjendet një monolit metali misterioz në shkretëtirën e Utah

Gjendet një monolit metali misterioz në shkretëtirën e Utah

Një monolit i çuditshëm metali është zbuluar në shkretëtirën e Utah nga një ekuipazh i helikopterit, duke befasuar autoritetet lokale.

Zyrtarët panë objektin “e pazakontë” ndërsa numëronin dele gjatë një fluturimi në një zonë të largët juglindore të shtetit amerikan.

Ata thanë se struktura ishte vendosur në tokë pranë shkëmbit të kuq. Nuk kishte asnjë tregues se kush e instaloi monolitin, i cili ishte i gjatë 3.6 metra.

Në një intervistë me kanalin lokal të lajmeve KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, tha se: “Kjo ka qenë gjëja më e çuditshme që kam hasur gjatë gjithë viteve të mia të fluturimit.”

Hutchings tha se një biolog që numëronte delet nga helikopteri, ishte i pari që zbuloi strukturën nga qielli.

Ai spekuloi se monoliti mund të jetë instaluar nga disa artistë ose fansa të fimit “A Odyssey Space”, filmi i vitit 1968 me regji të Stanley Kubrick.

Monolitë të zinj imponues të krijuar nga një lloj alieni shfaqen në film, bazuar në shkrimet e romancierit Arthur Clarke.

Departamenti i Sigurisë Publike në Utah publikoi ​​imazhe të objektit metalik në formë drejtkëndëshe në një njoftim për shtyp javën e kaluar.

Ai tha se autoritetet do të përcaktonin nëse do të hetohen më tej.

“Është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim në tokat publike të administruara në mënyrë federale, pa marrë parasysh se nga cili planet je”, tha departamenti.

Departamenti nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë të monolitit, nga frika se zbuluesit mund të përpiqen ta kërkojnë atë dhe mund të bllokohen, pasi terreni është i thyer.

Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësi për instalimin e strukturës, ndërkohë që patrulla e autostradës së Utah kërkoi ndihmë në rrjetet sociale për të kuptuar se çfarë është dhe nga kush u instalua.

@tn.lajmelokale
@tetovanews