Ballina Aktualitet FAMILJARËT INTERESOHEN PËR TË AFËRMIT E TYRE (VIDEO)

FAMILJARËT INTERESOHEN PËR TË AFËRMIT E TYRE (VIDEO)

Pamjet janë nga spitali i Tetovës.Familjarët janë në kërkim të familjarëve të tyre që u ndodhën në spitalin modular të Tetovës në natën kur ndodhi tragjedia.

Koordinatori i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini deklaroi sot se në mesin e viktimave nga zjarri në Spitalin modular, kishte edhe 2 civilë, të cilët nuk kanë qenë pacientë. Megjithëse sipas protokolleve është rreptësishtë e ndaluar vizita e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Në mesin e viktimave kishte edhe një mjek që punonte në një institucion shëndetësor privat dhe për fat të keq edhe ai ka ndërruar jetë.

“Pacientët e shpëtuar janë në numër 12, dhe të gjithë janë mirë. Pacientët e shpëtuar nuk kanë lëndime trupore dhe janë në gjendje të mirë. Kemi 57 pacientë të hospitalizuar, për kontroll kemi 36 pacient dhe fatkeqësisht edhe një viktimë i lindur në vitin 1949”, tha Nuredini.

@tn.lajmelokale
@tetovanews