Ballina Aktualitet Kasami porosi oponentëve: Tetova nuk është teatër e as laborator, s`ka kohë...

Kasami porosi oponentëve: Tetova nuk është teatër e as laborator, s`ka kohë për eksperimente (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidati i kësaj partie për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami në Konventën promovuese të kandidatëve të mbajtur në Shkup ka lëshuar një porosi për oponentët e tij.

Kasami nga Shkupi, Arifit e Murselit po edhe të tjerëve u tha se Tetova s`ka kohë për të humbur e të bëhet eksperimet i dikujt.

“Tetova nuk është as teatër, por as labarator, s`kemi kohë për eksperimet”, tha në mes të tjerash Kasami.

Ai shtoi se problemet e Tetovës janë aq të mëdha saqë do të  duhej shumë kohë për t’i numëruar. Kasami tha se koal*icioni i Besës është me popullin dhe premtoi se të gjitha problemet me të cilët përballet Tetova zgjidhen me programin e Besës.

https://youtu.be/Ouv6t6aGKVA

@tn.lajmelokale
@tetovanews