Ballina Aktualitet Dhjetë automjete të dëmtuara për tre orë në dy rrugë të Tetovës

Dhjetë automjete të dëmtuara për tre orë në dy rrugë të Tetovës

Policia e Tetovës dje për tre orë ka marrë deri në dhjetë raporte për automjete të dëmtuara në dy rrugë të frekuentuara të qytetit. Të gjitha automjetet ishin të parkuara dhe kryesisht u ishin dëmtuar pasqyrat.

– Në periudhën prej orës 10:40 deri në ora 13:15 në SPB – Tetovë janë raportuar dëmtime në dhjetë automjete të udhëtarëve me targa regjistrimi të Tetovës, të markave të ndryshme, tetë prej të cilave të parkuara në rrugën “Boris Kidriç”, dhe dy në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë. Tetë prej veturave u janë dëmtuar (thyer) pasqyrat, njërës pasqyrat dhe xhamat në anën e pasagjerëve dhe njëra është dëmtuar në krahun e djathtë, ka njoftuar zëdhënësi i SPB – Tetovë, transmeton Tetova News.

Të gjitha dëmet janë të fotodokumentuara dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/NlQh4Ph6kO8