Ballina Argëtim Adelina Tahiri magjepset pas kryqit! (VIDEO)

Adelina Tahiri magjepset pas kryqit! (VIDEO)

Adelina Tahiri ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shihet e magjepsur pas kryqit.

Video është reklamë dhe është publikuar në festat e fundvitit.

Disa portale e kanë sulmuar duke shkruar se ` Ne reklamen e fundit Adelina Tahiri shihet me kryqin ne qafe, ku kjo asocon qe martesa e saj ka ndikuar ne nderrimin e fese!`

Video:

Këto ditë ajo shënoi edhe një sukses tjetër: Kupa e “Dance Albania” shkoi për Adelina Tahirin. “Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha këngëtarja e emocionuar ndërsa falënderoi sërish për mbështetjen.

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është e martuar prej disa kohësh me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov. Madje, ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon.

Së fundmi, Adelina ka folur si rrallëherë për marrëdhënien me bashkëshortin, duke ndarë shumë detaje.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeçe. Kam një jetë, më rriti burri”, u shpreh këngëtarja për “Why Not”.

Më tej, e pyetur nëse do ta zgjidhte Serjozën edhe në një jetë tjetër, Adelina tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja!”.

Tani më është e njohur historia e dashurisë së Adelina Tahirit me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.Megjithatë, vetë këngëtrja e lindur në Shkup thekson se ka pasur një moment që ka menduar se do t’i duhej të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj, pasi ata nuk do ta pranonin kurrë një martesë të tillë.

Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.

“Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë.

I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje.Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte.

Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews