Ballina Kronika Aksident i rëndë në Xhepçishtë të Tetovës, të përfshirë persona nga Tearca...

Aksident i rëndë në Xhepçishtë të Tetovës, të përfshirë persona nga Tearca dhe Sllatina

Dje ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.

– Me datë 28.12.2022 në ora 13:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, në Xhepçishtë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa zvicerane, i drejtuar nga personi me inicialet R.E. (61) nga Tearca dhe makina e tipit “Fiat Panda” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet A.A.(40) nga Sllatina e Tetovës.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar shoferi i veturës së pasagjerëve “Fiat Panda”, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton MPB.

Me autorizim të prokurorit publik, një ekip inspektues i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendngjarje./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews