Ballina Kronika Tetovari përfundon pas hekurave, iu gjetën dy thasë me cigare

Tetovari përfundon pas hekurave, iu gjetën dy thasë me cigare

Policia ka ndaluar ditën e djeshme 59-vjeçarin I.A. nga Tetova.

– Më datë 28.12.2022, në ora 17:30, në kryqëzimin e bulevardit “Marshal Tito” dhe “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë kanë ndaluar një 59-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të veturës së tij me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, i janë gjetur dy thasë me cigare për të cilat nuk posedonte dokumentacion, njofton MPB.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë procedimi përkatës.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews