Ballina Aktualitet Ahmeti : Viti 2023 të jetë një përjetim unik gëzimi dhe dashurie

Ahmeti : Viti 2023 të jetë një përjetim unik gëzimi dhe dashurie

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në faceboo profilin e tij, uron vitin e ri.

“Në këto çaste të fundit të këtij viti, le të reflektojmë mbi ato çaste gëzimi që përjetuam, mbi sukseset që arritëm, sfidat që tejkaluam për të nisur me energji të re, me frymëzim dhe bashkim rreth vlerave një kapitull të ri të jetës.

Viti 2023 uroj që të jetë një përjetim unik gëzimi dhe dashurie në vatrat tuaja familjare, vit arritjesh të mëdha për vendin dhe kombin tonë, një horizont i qartë përparimi në çdo sferë të jetës.

Paçi shëndet, paqe, mbarësi dhe begati!
Gëzuar 2023 🌲”

@tn.lajmelokale
@tetovanews