Ballina Aktualitet Arianit Xhaferi: Tetovarët detyrohen të paguajnë një shërbim që s’e marrin

Arianit Xhaferi: Tetovarët detyrohen të paguajnë një shërbim që s’e marrin

Arianit Xhaferi

Mbrëmë vonë (ora 2 e natës) kur po ktheheshim nga Aeroporti i Shkupit në Tetovë, mezi e gjeta rrugën për në shtëpi… kjo nuk është shaka, sepse në atë mjegull të dendur, Komuna e Tetovës ka vendosur të fikë edhe ndriçimin rrugor.

Ky turp ka dhe paturpësinë e Komunës që në faturat e energjisë t’ju marrë tetovarëve para për ndriçimin rrugor. Me një fjalë, tetovarët detyrohen të paguajnë një shërbim që s’e marrin.

Nuk është keq që një grup juristësh të përgatisin një padi për këtë vjedhje që na bëhet nga autoritetet e Komunës së Tetovës.


Në ndërkohë, Arianit Xhaferi ka bërë një postim tjetër dhe ka dhënë sqarime plotësuese:

Lidhur me postimin tim për ndriçimin rrugor dhe pagesat që na faturohen nga ana e Komunës përmes faturës së EVN-së, po shoh se atë postim e kanë publikuar në disa portale dhe po ka komente të ndryshme, por dhe shumë paqartësi.

Dua të sqaroj, si vijon:

1) Ndriçimi rrugor është nën kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij. Në pajtim me Ligjin për Taksa Komunale, taksa komunale paguhet për çdo njehsor aktiv dhe mjetet e mbledhura në nivel mujor transferohen nga EVN-ja në komunën përkatëse.
lexo më shumë në lidhjen më poshtë, pikat 18 – 22 https://evn.mk/SpecialPages/FAQ.aspx

2) Ligji për veprimtari komunale, Neni 5, pika 11, thotë: “instalimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik, që nënkupton ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik”
https://khigiena.com.mk/…/LIGJ%20PER%20VEPRIMTARI…

3) Në webfaqen e Komunës së Tetovës (lidhja më poshtë), në pjesën ku qytetarët informohen për tatimet lokale, thuhet: “Shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik – paguhet taksë komunale në lartësinë e kundërvlerës prej 15 kw në orë me çmim për ndriçim publik për çdo matës për matjen e energjisë elektrike.”

https://www.tetova.gov.mk/getartm.aspx?aid=47&men=2&lan=1…

E di se çdo debil me një telefon në dorë dhe qasje në internet ka mundësinë të shprehet në rrjetet sociale, por tash – në epokën e zhvillimit të madh të teknologjisë informative, mjafton një kërkim në Google të gjesh të vërtetën, kurse neve na takon të zgjedhim nëse duam të jemi budallenj, ose jo!

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews