Ballina Kronika Babë e bijë humbën jetën…për një fotografi!

Babë e bijë humbën jetën…për një fotografi!

Jetën e humbi gruaja 38-vjeçare, e cila humbi ekuilibrin dhe ra në përrua në Bursa dhe babai i saj që u hodh në ujë për ta shpëtuar.

Mustafa Bolat (69 vjeç) dhe vajza e tij Esma Çiçek (38 vjeçe), të cilët erdhën në Bursa nga Samsun për të vizituar vajzën tjetër të tij, shkuan në anën e përroit Kaplıkaya, në fshatin Dağakça të rrethit Osmangazi.

Esma Çiçek, e cila donte të bënte një foto këtu, dyshohet se humbi ekuilibrin dhe ra në ujë.

Duke parë që vajza e tij ishte duke u mbytur në ujë, Bolat u hodh në përrua. Dëshmitarët okularë që panë se babë e bijë nuk dolën nga uji raportuan ngjarjen në AFAD, xhandarmëri dhe zjarrfikës.

Ekipi i AFAD-it prej 5 personash, i cili shkoi në rajon, mbërriti pranë trupave të pajetë të babait dhe vajzës. Trupat e nxjerrë nga uji janë dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Bursë për autopsi. (AA)/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews