Ballina Kronika Katër mësues humbën jetën nga rrëshqitja e dheut, rreziku vazhdon

Katër mësues humbën jetën nga rrëshqitja e dheut, rreziku vazhdon

Në Saimbeyli të Adanasë vijon rreziku në rajon ku 4 mësues humbën jetën si pasojë e rënies së gurëve nga pjerrësia sipër një makine. Copa gurësh bien ende në rrugën ku ndodhi aksidenti.

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në autostradën Saimbeyli-Feke të Turqisë rreth orës 14:00 të datës 6 prill.

Shkëmbinjtë që janë shkëputur nga pjerrësia dhe kanë rënë mbi makinën e mësuesve të shkollës fillore dhe të mesme Himmetli.

Në aksident humbën jetën drejtuesja Dilek Altıparmak (32), Pınar Kılıç (29), Ümmühan Dilbilir (39) dhe Rahime Topak (37).

Vijon rreziku në qarkun ku humbën jetën 4 mësues. Copa guri ende bien në pikën ku ndodhi aksidenti. Drejtuesit e mjeteve kërkuan që të merren masa paraprake në rrugë të hapur. (DHA)/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews