Ballina Sport Interi i bën ‘diss’ Juves dhe shkon në finalen e Kupës

Interi i bën ‘diss’ Juves dhe shkon në finalen e Kupës

Klasikja e Italisë konfirmon se ekipi legjendar bardhezi po kalon krizë. Interi në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me shumë mundësi me Fiorentinën (skuadra vjollcë ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Cremoneses). Skuadra zikaltër tregoi pjekuri në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Juventusit, duke fituar minimalisht me golin e Dimarcos që në fillim të pjesës së parë. Në këtë derbi të Italisë, Interi u shfaq një ekip i pjekur dhe me ekluilibër në fushë, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë. Rezultati, në fakt, mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Lautaro Martinez në pjesën e parë e Mkhitaryan në fraksionin e dytë do t’i kishin shfrytëzuar më mirë rastet që patën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews