Ballina Top Lajm VIDEO/Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë...

VIDEO/Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit! Familja në Tiranë: E ruajmë me fanatizëm brez pas brezi

Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle postare, ndodhet në Shqipëri. Në pronësi të familjes Prushi në Tiranë, libri i shenjtë i besimtarëve myslimanë është trashëguar brez pas brezi.

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke i kushtuar edhe një reportazh të tërë. Rituali është gjithmonë i njëjtë. 45 vjeçari Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total, libri thuajse ‘zhduket’ në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.

Është e vështirë të përcaktohet kur daton ky Kuran. Por studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews