Ballina Aktualitet “Ecolog” me donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik...

“Ecolog” me donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës (VIDEO)

Kompania e filantropit shqiptar Lazim Destani, “Ecolog International” ka dhuruar një donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetëvës.

Dr. Spec. Ilir Demiri për këtë donacion u shpreh se është i kënaqur dhe mirënjohës që kopmania Ecolog dhe familja Destani kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës, ku parashikohet vlera e donacionit të jetë mbi një milion euro.

Donacioni do të fillojë me rekonstruim total të hapësirave prej 1200 m2 në godinën për sëmundje interne të këtij spitali dhe do të vijojë në teknologji mjekësore, inventar, pajisje të tjera dhe forma të ndryshme.

Në anën tjetër filantropi Lazim Destani u shpreh i lumtur që ka mundësinë ta ndihmojë Spitalin Klinik të Tetovës.

“Jam i bindur se pacientët tetovarë meritojnë kushte dhe trajtim europian, ashtu siç bashkërisht na ka hije të jemi qytetarë europianë dhe vend europian. Jam falenderues edhe familjes sime për këtë donacion, si dhe punës së përkushtuar të Dr. Ilirit që reflekton besim se me qasje të sinqertë dhe profesionale mund të bëhen ndryshime të mëdha”, tha Destani me këtë rast.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Kujtojmë se komania Ecolog në vazhdimësi jep donacione dhe ndihmon shumë institucione shëndetësore, arsimore, kulturore etj, në gjitha trevat shqiptare, si Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri./Zëri

@tn.lajmelokale 1 milion euro për Spitalin e Tetovës Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës #ecolog #lazimdestani #spitaliitetoves #tetova #tetovo #kalkandelen #hospital #donacion #lazim #destani ♬ original sound Tetova News – Lajme Lokale

@tn.lajmelokale
@tetovanews