Ballina Aktualitet Vëllai i Liridonës: Presim që institucionet të na lejojnë që nesër ta...

Vëllai i Liridonës: Presim që institucionet të na lejojnë që nesër ta kthejmë motrën aty ku e ka vendin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj Murseli ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.

Ai tha se vrasësit duhet që të kalben në burg teksa tha se asnjë grua tjetër nuk duhet që të vritet.

Tutje Ademaj tha se shpresojnë që institucionet ta lejojnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës për ta varrosur në vendlindjen e saj.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

@tn.lajmelokale Intervistë ekskluzive, flet vëllai i Liridona Ademajt Murselit Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur fshatin e saj të lindjes, por edhe gjithë Kosovën. Ekipi ynë ka qëndruar sot në dy fshatrat e #Gjakovës , prej nga vijnë Naimi dhe e ndjera. Vëllai i Liridonës ka rrëfyer gjatë për RTK-në krejt atë çfarë ndodhi e çfarë di. "Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët" dajës së tyre. Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor? Ndiqni intervistën ekskluzive të realizuar nga gazetari Visar Shatrolli dhe xhiruesit Besart Daka, e njërit prej vëllezërve të Liridonës. #liridona #liridonëmurseli #liridonamurseli #liridonaademaj #naimmurseli #cermjan #gjakove #prishtine #vrasja ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

@tn.lajmelokale
@tetovanews