Ballina Aktualitet Arben Taravari paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Arben Taravari paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Lideri i ASh-së, Arben Taravari ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme, transmeton TV21.

Paraqitja para mediave, do të mbahet të enjten më datë 15 shkurt 2024, në ora 10:00. Në këtë paraqitje, Taravari do të shpallë kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut.

“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, i Alternativës, z. Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Bekim Qoku”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ASh-së.

Konferenca për media do të mbahet në sheshin e qytetit të Gostivarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews